Armatosja e Serbisë, gjenerali i lartë i BE i shkon në zyrë Vuçiç

Armatosja e Serbisë, gjenerali i lartë i BE i shkon në zyrë Vuçiç

13:46, 01/02/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Komitetit Ushtarak të Bashkimit Europian, gjenerali Robert Brieger, ka qëndruar në Beograd për t’u takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Ky i fundit ka njoftuar për takimin në Instagram ku tha se temë e diskutimit ka qenë “siguria e popullit serb në Kosovë”.

‘Me kryetarin e Komitetit Ushtarak të Bashkimit Europian kam biseduar për situatën në Kosovë, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ushtarako-ekonomik dhe ushtarako-teknik ndërmjet Serbisë dhe BE-së. Theksova se për vendin tonë siguria e popullatës serbe në Kosovë dhe ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon janë prioritet dhe falënderova forcat ushtarake europiane për angazhimin e tyre në këtë drejtim”, ka shkruar Vuçiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco