Vuçiç thotë se nuk i intereson rekomandimi dhe vendimi i Parlamentit Evropian për zgjedhjet në Serbi

Vuçiç thotë se nuk i intereson rekomandimi dhe vendimi i Parlamentit Evropian për zgjedhjet në Serbi

12:03, 29/01/2024
A+ Aa A-

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të shtunën në mbrëmje në Shkup se “nuk është veçanërisht i interesuar” se cili do të jetë rekomandimi dhe vendimi i Parlamentit Evropian në lidhje me vlerësimin e zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor në Serbi.

Sipas mediave të huaja, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të mediave nga Serbia pas pjesëmarrjes në një ngjarje në Shkup, Vuçiq tha se rekomandimi i mëhershëm i Parlamentit Evropian për vendet që nuk e njohën pavarësinë e Kosovës ishte njohja e saj.

“Gjithmonë do të bëjnë rekomandime kundër Serbisë, ne do të themi faleminderit dhe do të vazhdojmë rrugën tonë. Nuk mund të shpjegoj se sa i mërzitur jam dhe sa nuk do të fle dot deri më 8, 9 shkurt (kur pritet vendimi i Parlamentit Evropian) apo ndonjë datë tjetër”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Gjatë kësaj ngjarje, ai ka theksuar edhe se Serbia dhe Maqedonia e Veriut “po ndërtojnë marrëdhëniet më të ngushta të mundshme” dhe se beson se marrëveshja që hyn në fuqi më 1 mars – për lejet e punës dhe tregun e punës, “do të kontribuojë në bashkëpunim edhe më të ngushtë”.

Ndërsa duke folur për opozitën në Serbi, ai ka thënë se “nuk mund ta fshehë përbuzjen dhe neverinë e tij” ndaj njerëzve “që nuk kanë çfarë t’i ofrojnë Serbisë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco