Të enjten dorëhiqet kryeministri Kovaçevski, e gjithë qeveria në dorëheqje

Të enjten dorëhiqet kryeministri Kovaçevski, e gjithë qeveria në dorëheqje

13:39, 23/01/2024
A+ Aa A-

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka konfirmuar se të enjten do ta parashtroj dorëheqjen, para seancës kuvendore të caktuar për të premten, pas çka pason formimi i qeverisë teknike.

“E gjithë qeveria do të jetë në dorëheqje të enjten në ora 10:00. Kështu që askush nga ministrat nuk ka nevojë të jep dorëheqje, sepse me dorëheqjen e kryeministrit, e gjithë qeveria është në dorëheqje”, deklaroi Kovaçevski i pyetur rreth dorëheqjes eventuale të ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu.

Të enjten pritet të japë dorëheqje edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili do të zërë vendin e Kovaçevskit. Në seancë do të duhet të zgjidhet koordinatori i LSDM-së Jovan Mitreski për kryetar të ri të Kuvendit dhe më pas Xhaferi do të marrë mandatin si kryeministër i vendit.

Zgjedhja e qeverisë së Xhaferit duhet të bëhet në fundjavë, jo më vonë se mesnata e 28 janarit./Alsat.mk

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco