VOA/ Ekspertët: Perëndimi duhet të ndryshojë politikën në Ballkan

VOA/ Ekspertët: Perëndimi duhet të ndryshojë politikën në Ballkan

07:49, 21/01/2024
A+ Aa A-

Për analistin Jasmin Mujanoviç, ajo që tha Sekretari i Jashtëm Britanik, Cameron në Londër është shumë e saktë, pasi politika e perëndimit ndaj Ballkanit ka ngecur në periudhën para nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

“David Cameron pranoi se pavarësisht gjithçkaje që po bën perëndimi me agresionin rus në Ukrainë, madje edhe në lidhje me kundërshtarët tanë në Pekin përballë Tajvanit, ata po bëjnë të kundërtën në Ballkan”, tha zoti Mujanoviç.

Për profesoren Tanya Domi, “Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë në këtë moment kanë prioritete të ndryshme”. Sipas saj edhe Presidenti Biden, që vlerësohet se ka njohuri të mirë për Ballkanin, është i ngarkuar me çështjen e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara dhe “ata nuk e shohin Ballkanin me vëmendje derisa janë të detyruar të bëjnë diçka. Dhe nëse vjen puna që ata duhet të bëjnë diçka, do të jetë tepër vonë. Ky është shqetësimi dhe frika ime më e madhe”.

Harun Karçiç, producenti ekzekutiv i televizionit Al Jazeera Balkans, që transmeton nga Sarajeva, vlerësoi gjatë debatit se “nuk ka mundësi që (Presidenti serb) Vuçiç të mos ketë ditur paraprakisht për rastin e Banjskës”.

Gjatë debatit u tha se Serbia gjatë katër viteve të fundit ka shpenzuar “shuma të jashtëzakonshme parash” duke lobuar në Shtetet e Bashkuara përmes rrugëve zyrtare dhe jo zyrtare, duke shfrytëzuar edhe ndasitë e mëdha që ekzistojnë momentalisht në politikën amerikane edhe në lidhje me politikën e jashtme.

“Serbia shumë konkretisht është duke u përpjekur që të ndikojë në drejtimin e ardhshëm të një administrate të re potencialisht republikane”, tha analisti Jasmin Mujanoviç.

“Unë mendoj se ata kanë identifikuar shumë qartë disa emra që do të donin t’i shihnin në poste të larta. Nuk mendoj se është ndonjë sekret, për shembull, e dini, Serbia do të donte shumë ta shihte Richard Grenell-in si Sekretarin e ardhshëm të Shtetit. Për Shtetet e Bashkuara, kjo është një çështje e sigurisë kombëtare pasi një qeveri e huaj po përpiqet të ndikojë tek emërimet brenda administratave të ardhshme amerikane”.

Qeveria i merr biznesit edhe Dhomat, synon krijimin e një Dhome publike me anëtarësim të detyrueshëm, dhe nxjerrjen jashtë loje të shoqatave të sipërmarrjes

Për zotin Mujanoviç, është e habitshme se si kjo nuk po ngre alarmin në Shtetet e Bashkuara, pasi përpjekjet e Serbisë me zotin Grenell po bëhen publikisht.

“Kur udhëtoni për në Beograd dhe merrni nderime shtetërore nga një njeri që është bashkëpunëtor i ngushtë i Vladimir Putinit, i cili është bashkëpunëtor i ngushtë i Xi Jinpingut dhe jeni pjesë e bisedave serioze për të qenë një zyrtar shumë i lartë amerikan në administratën e ardhshme, kjo çështje do të duhej të alarmonte”, tha ai./VOA/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco