Vuçiç: Nesër më japin Nobel për Paqe nëse e njoh Kosovën, por ç’më duhet mua kjo?

Vuçiç: Nesër më japin Nobel për Paqe nëse e njoh Kosovën, por ç’më duhet mua kjo?

21:46, 18/01/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka çuar në tjetër nivel diskursin popullist duke deklaruar nga Davos se po të vendoste ta njihte Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran bashkësia ndërkombëtare ‘qysh nesër do të më jepte çmimin Nobel për Paqe’, siç e citoi ‘KoSSeV’.

‘Por, ç’më duhet kjo në jetë’, ka thënë Vuçiç në stilin melodramatik të tij, duke vazhduar të thotë se ‘mua më duhet respekti i popullit tim, qytetarëve serbë’ dhe se ‘aq më bën çka të huajt mendojnë’.

Vuçiç mes tjerash tha se Kosova synon ‘de fakto fundin’ e dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërsa shtoi edhe se zyrtarët evropianë ‘nuk janë në anën e Beogradit’. /Nacionale

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco