Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Koalicioni 'Serbia kundër dhunës' kërkon anulimin e zgjedhjeve në Gjykatën Kushtetuese

Koalicioni 'Serbia kundër dhunës' kërkon anulimin e zgjedhjeve në Gjykatën Kushtetuese

21:55, 17/01/2024
A+ Aa A-

Koalicioni “Serbia kundër dhunës” nesër do të paraqesë një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve në Beograd sipas mediave në Serbi.

Rezultatet e zgjedhjeve të Beogradit, megjithatë, nuk janë publikuar ende zyrtarisht në gazetën zyrtare të qytetit, siç kërkohet me ligj, dhe përfaqësuesit e koalicionit “Serbia kundër dhunës” besojnë se ky është një tjetër mashtrim me qëllim vonimin e paraqitjes së ankimit të koalicionit në Gjykatën Kushtetuese.

Komisioni i Zgjedhjeve miratoi rezultatet e zgjedhjeve në Beograd më 3 janar, por rezultati zyrtar nuk është publikuar ndërkohë.

Iniciativa ProGlas tha se më 18 janar skadon afati prej 15 ditësh për paraqitjen e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve në Beograd.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco