Akademiku serb: Vuçiq është i gatshëm të bëjë gjithçka për pushtet, është armiku më i keq i vetvetes

Akademiku serb: Vuçiq është i gatshëm të bëjë gjithçka për pushtet, është armiku më i keq i vetvetes

11:19, 27/12/2023
A+ Aa A-

Akademiku serb Ljubomir Simoviq ka vlerësuar sot, me rastin e protestës në Beograd të organizuar nga koalicioni “Serbia kundër dhunës”, se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mbrojtur qeverinë.

Simoviq deklaroi se protestat, si dhe zgjedhjet e fundit e kanë çuar Serbinë 30 vjet mbrapa.

“Krahasimet me vitet nëntëdhjetë (të shekullit të 20-të) nuk janë gjithmonë të nevojshme. Nuk mund të harroj se Millosheviqi solli edhe tanke në Sheshin e Republikës, por me sa mbaj mend, nuk pati aq shumë dhunë sa kishte në protestën para Kuvendit të Beogradit. Ajo që ndodhi atje tejkalon gjithçka”, ka thënë Simoviq për gazetën “Nova”.

Simoviq ka vlerësuar se Vuçiq është armiku më i keq i vetvetes.

“Ai nuk e kupton se gjithçka që po bën do t’i kthehet përfundimisht kundër tij.Gjithçka që bën, në fakt punon kundër vetes”, tha Simoviq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco