Ambasadori Hill: Serbët ta kuptojnë se fati i tyre është në duart e tyre, jo në Uashington, Bruksel dhe Pekin

Ambasadori Hill: Serbët ta kuptojnë se fati i tyre është në duart e tyre, jo në Uashington, Bruksel dhe Pekin

13:46, 13/12/2023
A+ Aa A-

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Serbi, Christopher Hill, tha më 13 dhjetor se “serbët duhet të kuptojnë se fati i tyre është në duart e tyre, jo në Uashington, Bruksel dhe Pekin”.

Në hapjen e konferencës "Bota më 2024" në Beograd, ai theksoi se viti 2024 do të jetë "kompleks" dhe se rezultati i tij "do të varet nga shumë faktorë".

"Viti i ardhshëm do të jetë shumë - shumë i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të shohin zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian (BE) dhe Serbisë në një vend tjetër", tha Hill.

Ai shtoi se po "vëzhgon vullnetin e mirë" në Bruksel.

Serbia u bë kandidate për anëtarësim në BE në mars të vitit 2012. Ajo sot ende e ka atë status dhe negociatat e pranimit u hapën zyrtarisht në janar të vitit 2014.

BE-ja paralajmëron rregullisht se shpejtësia e procesit të anëtarësimit me Serbinë do të varet nga përparimi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, i cili po zhvillohet nën lehtësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Hill tha gjithashtu se "ka mundësi që dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të përparojë në muajt në vijim dhe se në këtë kuptim ai beson se viti i ardhshëm do të jetë i rëndësishëm për Serbinë".

Më 27 shkurt 2023 Serbia dhe Kosova arritën një marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje palët ranë dakord në Ohër më 18 mars.

Prishtina dhe Beogradi nuk e nënshkruan marrëveshjen apo Aneksin e zbatimit të saj sepse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, refuzoi të nënshkruante.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, të cilën Serbia nuk e njeh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco