Shmanget tragjedia në brigjet greke, shpëtohen 56 emigrantë

Shmanget tragjedia në brigjet greke, shpëtohen 56 emigrantë

08:51, 12/12/2023
A+ Aa A-

Autoritete greke kanë shpëtuar 56 emigrantë në brigjet e Kretës Jugore, duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme.

Mediat greke shkruajnë se mesditën e së hënës Autoriteti Portual i Chania u njoftua për ekzistencën e një varke me vela me të huaj në bord, e cila ndodhej në pozitë të vështirë, në zonën më të gjerë detare të Kissamos, Chania.

Menjëherë në vendngjarje ka autoritetet përkatëse dhe Roja Bregdetare, e cila ka lokalizuar varkën dhe e ka shoqëruar në portin e Kavonisit, ku është ankoruar i sigurt.

Në bord ndodheshin 15 shtetas grekë, dhe 41 të huaj, ku mes tyre ishin 39 burra dhe 2 gra. Ndërkohë autoritetet greke janë duke hetuar në lidhje me ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco