Asociacioni, opozita në pritje të një ftese nga Presidentja Osmani

Asociacioni, opozita në pritje të një ftese nga Presidentja Osmani

18:06, 10/12/2023
A+ Aa A-

Opozita në Kosovë nuk ka marrë ende një ftesë nga Presidentja Vjosa Osmani për të diskutuar për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, edhe pse pati një premtim publik për një tryezë të përbashkët dhe me pakicën në Kuvend.

Kryetari i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në një intervistë për A2 CNN, e cilëson problematik draft-statutin, ndaj kërkon me ngulm dialog për këtë çështje: “Marrja e kompetencave nga komunat, Zajednica, siç është quajtur nga Kurti, do marrë kompetencat e komunave. Duke përfshirë dhe kompetencat e nivelit qendror. Kategoria e dytë është përfaqësimi ndërkombëtar i këtij asociacioni, dhe kategoria e tretë e problematikës që vërehet për momentin është sistemi i arbitrazhit që vendoset për problemet mes qeverisë dhe asociacionit. Por, ka dhe probleme të tjera në strukturë e në përmbajtje”.

Gashi ka një thirrje dhe për kryeministrin Albin Kurti për t’u ulur në bisedime, pasi, sipas tij, draft-statuti i asociacionit ka nevojë për rishikim: “Tani, me dokumentin për statutin e asociacionit na rezulton 100% që ka të bëjë me kartën evropiane të vetëqeverisjes lokale. Pra, koncepti dhe qasja e kryeministrit është e gabuar, dokumenti është problematik dhe presim që të japim kontributin tonë, në mënyrë që ta mbrojmë interesin e vendit”.

Në emër të LDK-së, ai kërkon publikimin e të gjithë dokumentacionit për asociacionim:“Ky është draft-statuti i vetëm dhe zyrtar që Kurti e ka pranuar, por nuk pranon që të bëhet publik. Është insistimi i zotit Kurti që drafti të mos bëhet publik, por ne insistojmë që të gjitha dokumentat të publikohen dhe ne të japim vërejtjet tona dhe kështu rritet dhe presioni publik mbrohet interesi i vendit”. 

Takimi me partitë opozitare pritet të mbahet pas datës 15 dhjetor, kohë kur Presidentja Osmani të ketë mbajtur dhe fjalimin vjetor para Kuvendit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco