Serbia blen 11 helikopterë rusë

Serbia blen 11 helikopterë rusë

16:58, 23/11/2023
A+ Aa A-

Serbia ka blerë 11 helikopterë të rinj rusë Mi-35 dhe disa pajisje të reja ushtarake.

Ato janë prezantuar gjatë ditës së sotme në kryeqytetin serb, Beograd, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ndërkohë, analistja amerikane, Ivana Stradner nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive me seli në Uashington, ka ngreh alarmin ndaj zhvillimeve të fundit.

“Serbia bleu helikopterë rusë Mi-35 nga Qipro. Katër helikopterë të tjerë janë në Rostov-on-Don në Rusi, por ato tani nuk mund të dorëzohen”, ka shkruar ajo në platformën X.

Analistja më tutje thotë se përshkallëzimi i radhës në rajon nuk do të fillojë me grupet ushtarake ruse, por paraushtarake dhe “kësaj duhet t’i kushtohet vëmendje”.

Ndryshe, Serbia edhe në të kaluarën ka blerë armatim nga Rusia, e cila është nën sanksionet e SHBA-së dhe BE-së, shkaku i pushtimit të Ukrainës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco