‘Tanket fluturues’ në Beograd/ Vendi anëtar i BE po ndihmon Serbinë me armë ruse

‘Tanket fluturues’ në Beograd/ Vendi anëtar i BE po ndihmon Serbinë me armë ruse

16:34, 23/11/2023
A+ Aa A-

‘Tanket fluturues’ kanë mbërritur në Beograd. Bëhet fjalë për 11 helikopterë të rinj rusë Mi-35, të cilët Serbia i ka marrë sëfundmi nga Qipro, një vend anëtar i Bashkimit Europian.

Raportohet se helikopterët e luftës, shumë të fuqishëm, janë transportuar pak ditë më parë përmes avionit më të madh të prodhuar në seri, Antonov AN-124, që u nis nga një bazë ushtarake në Qipro dhe u ul në bazën ushtarake serbe të Batajnicës.

Mediat raportojnë se Serbia ka blerë gjithashtu edhe katër helikopterë të tjerë të fuqishëm që ndodhen në Rostov të Rusisë, por dorëzimi i tyre është aktualisht i pamundur.

Presidenti Aleksandër Vuçiç, duke folur për helikopterët Mi-35, ka thënë se ata ‘kanë një tingull ogurzi për armiqtë’. Nuk është ende e qartë nëse Bashkimi Europian është në dijeni të këtij veprimi nga Qiproja dhe as qëndrimi i Brukselit për këtë zhvillim.

Ekspertët ushtarakë theksojnë se ‘vendimi për shitjen e helikopterëve është marrë për shkak të pamundësisë për mirëmbajtje normale të tyre pas vendosjes së sanksioneve të BE-së për bashkëpunimin ushtarako-teknik me Rusinë në 2014’.

Qiproja i kishte blerë ‘tanket fluturues’ nga Moska në vitin 2001. Prezantimi i tyre bëhet në të njëjtën kohë kur presidenti qipriot, Nikos Kristodulis, po zhvillon një vizitë në Serbi. /A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco