'Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s'/ Edhe Serbia shpall kandidaturën për anëtarësim

'Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s'/ Edhe Serbia shpall kandidaturën për anëtarësim

20:38, 09/11/2023
A+ Aa A-

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, njoftoi për kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në Bordin Ekzekutiv të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

Gjatë fjalimit para Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s në Paris, Daçiq tha se trashëgimia kulturore serbe në Kosovë është në rrezik, duke shtuar se “trupat ndërkombëtare, që kanë për detyrë të ruajnë trashëgiminë kulturore serbe, janë të dislokuara vetëm në disa asete kulturore”.

 “Trashëgimia kulturore dhe historike serbe në Kosovë, ku janë 1.300 vende të shenjta, është e një rëndësishme të madhe jo vetëm kur bëhet fjalë për identitetin kombëtar të Serbisë, por po ashtu paraqet një pjesë të vlefshme të trashëgimisë kulturore evropiane dhe botërore. Kjo trashëgimi është subjekt i përpjekjeve për riemërim, rishikim të fakteve historike dhe të përdhosjes fizike.”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco