Gjykata Kushtetuese Bullgare organizon takimin e parë të Forumit Kushtetues Ballkanik

Gjykata Kushtetuese Bullgare organizon takimin e parë të Forumit Kushtetues Ballkanik

20:27, 18/10/2023
A+ Aa A-

Me iniciativën e Gjykatës Kushtetuese të Bullgarisë, në tetor do të ngrihet Forumi Kushtetues Ballkanik si vazhdim i bashkëpunimit të mirë me gjykatat kushtetuese të vendeve fqinje ballkanike.

 “Forumi do të jetë një mjet për shkëmbimin e ideve, praktikave të mira dhe përvojës në të drejtën kushtetuese”, njoftoi Gjykata Kushtetuese.

Takimi i parë vjetor do të zhvillohet në hotelin “Milennium” të Sofjes më 27 tetor me gjyqtarë kushtetues nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kosova, Rumania, Maqedonia e Veriut, Turqia, Kroacia dhe Mali i Zi.

Në forumin në Sofje do të marrin pjesë kryetari i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, Koen Lanaerts, nënkryetari i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Marko Bosnjak dhe zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Vera Jourova.

Zëvendëskryeministrja Mariya Gabirel dhe ministri i Drejtësisë Atanas Slavov do t’u drejtohen pjesëmarrësve në forum.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco