‘Përmbyset’ Athina/ Mitsotakis humbet bashkinë në raundin e dytë të zgjedhjeve

‘Përmbyset’ Athina/ Mitsotakis humbet bashkinë në raundin e dytë të zgjedhjeve

20:48, 15/10/2023
A+ Aa A-

Kandidati i kryeministrit grek, Kiriakos Mitsotakis është ndëshkuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Greqi, duke humbur bashkinë e Athinës.

Rezultati ka qënë një surprizë të madhe në Athinë, ku ndërkohë janë numëruar mbi 95% e votave dhe fitues është shpallur Haris Dukas i mbështetur nga PASOK.

Ai ka marrë rreth 55.9% kundrejt 44.01% të kryebashkiakut aktual, Kostas Bakojanis i “Demokracisë së re” të kryeministrit Kiriakos Mitsotakis.

“Protothema” shkruan se ajo që ka ndikuar në këtë fitore surprizë të Dukas është abstenimi i madh i shumë qytetarëve dhe mosdalja e shumë votuesve në zgjedhje. Pak para orës 20:00 të së dielës, kompania “Sigular Logic” që publikon të dhënat tha se beteja në Athinë tashmë ishte vendosur.

Mediat greke shkruajnë se menjëherë pas daljes së rezultateve, Bakojanis pranoi humbjen e tij.

Ai tha se e uroi Dukas në telefon dhe shtoi se ai dhe ekipi i tij janë në dispozicion të kryebashkiakut të sapozgjedhur. Ai po ashtu deklaroi se siç ishte zotuar edhe para zgjedhjeve do të vijojë të bëjë opozitë për problemet lokale të bashkisë. “Faleminderit të gjithë ekipit tim për garën e mrekullueshme që u luajt. Unë jam përgjegjësi i vetëm për rezultatin. Unë po largohem me kokën lart…” – tha Bakoyanis.

Edhe Doukas bëri komentet e para pas fitores.

“Sot Athina foli. Dua të falënderoj nga zemra njerëzit e Athinës për nderin që më kanë bërë. E di përgjegjësinë e madhe që po marr përsipër. Dua të falënderoj nga zemra miqtë, partnerët dhe të gjithë qytetarët që arritën të pamundurën. Ne mund ta ndryshojmë Athinën dhe ta bëjmë atë siç ëndërrojmë” – tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco