Konservatorët drejt fitores së radhës/ Mitsotakis kryeson zgjedhje lokale me 55% të vota!

Konservatorët drejt fitores së radhës/ Mitsotakis kryeson zgjedhje lokale me 55% të vota!

23:17, 08/10/2023
A+ Aa A-

Zgjedhjet lokale nuk e kanë ndryshuar hartën politike të Greqisë, ku e djathta fitoi bindshëm zgjedhjet qendrore.

Deri tani në nivelin e qarqeve përsëri e djatha ka një epërsi të madhe, madje që në raundin e parë, të kandidatëve të konservatorëve të Demokracisë së Re dhe paraqitje të dobët të atyre të mbështetur nga opozita.

Kështu me mbi 55% të votave të numërua 6 nga 13 qarqe të vendit janë fituar bindshëm nga kandidatët e mbështetur nga qeveria Mitsotakis, qarku i Kretës është fituar nga ish guvernatori i mëparshëm i mbështetur nga forca politike të socialistëve dhe të majtëve, kurse edhe në 6 qarqet e tjera udhëheqin përsëri garën kandidatët e djathtë.

Sa u përket 332 bashkive të vendit, një nga 6 më të mëdhatë ajo e Pireut, është fituar përsëri nga një konservator.

Athina duket se do të mbetet përsëri në duart e kryebashkiakut të tanishëm Bakogianis, megjithëse kjo do të vendoset në raundin e dytë, ashtu si edhe në Selanik, do ketë një garë të fortë mes kandidatit të djathtë dhe një të pavaruri. Ndërsa ka fituar bashkinë e Larisës kandidati konservator.

Në përgjithësi procesi është zhvilluar i qetë, me disa raste të parregullsive zgjedhore. 3 persona janë arrestuar në zonën e Kardhitsës, për shitblerje votash, në Selanik janë arrestuar dy kandidatë për këshillin bashkiak, pasi janë kapur duke shpërndarë fletëvotimi të plotësuara dhe me të njëjtën akuzë janë arrestuar edhe tre persona në Messini dhe në Korinth.

Pjesëmarrja ka shkuar në rreth 50%, shumë më e ulët se zgjedhjet e mëparshme lokale, apo ato parlamentare. Në këto zgjedhje ka pasur edhe disa dhjetëra kandidatë për këshillat bashkiake nga komuniteti shqiptar në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco