Pranoi se organizoi sulmin, Radojçiç vlerësohet në Serbi, jep deklaratë në Ministrinë e Punëve të Brendshme serbe për sulmin ndaj Kosovës

Pranoi se organizoi sulmin, Radojçiç vlerësohet në Serbi, jep deklaratë në Ministrinë e Punëve të Brendshme serbe për sulmin ndaj Kosovës

17:55, 30/09/2023
A+ Aa A-

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njofton se Millan Radojçiç i është përgjigjur thirrjes së saj dhe se ka dhënë deklaratë në cilësinë e qytetarit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të Kosovës.

Të premten, Radojçiçi mori përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor, dhe dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

“Ftesës së autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë, Millan Radojçiç i është përgjigjur dhe sot në orën 10, i shoqëruar nga avokati i tij, ka hyrë në ambientet e MPB-së, për të dhënë deklaratë si qytetar për rrethanat të ngjarjes tragjike në qytetin e Banjskës, herët në mëngjes të së dielës, 24 shtator 2023”, thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe.

MPBS-ja shtoi se Prokuroria e Lartë Publike në Beograd do të njoftohet për deklaratën e Radoiçiçit në formë raporti, e cila më pas “do të ndërmarrë masat dhe veprimet e mëtejshme procedurale nën autoritetin e saj.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco