Zjarret në Evros/ Mitsotakis: Kanë nisur hetimet, zjarrvënia ka qenë e qëllimshme

Zjarret në Evros/ Mitsotakis: Kanë nisur hetimet, zjarrvënia ka qenë e qëllimshme

10:48, 31/08/2023
A+ Aa A-

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat nga zjarret në vend, përpara se të niste fjalimin e tij në parlament.

“Dua të shpreh mbështetjen time për të gjithë ata që janë prekur dhe ende po vuajnë nga zjarret dhe t’i siguroj se shteti do të përfundojë të gjitha procedurat e dëmshpërblimit dhe restaurimit të zonave.

Të gjithë jemi të lënduar,por  duhet të biem dakord për diçka. Kërcënimet që vijnë si pasojë e ndryshimeve klimatike janë shpesh një hap përpara mbrojtjes njerëzore.

Kjo nuk do të thotë që mobilizimi ynë nuk duhet të përshtatet me ndryshimet. Ne duhet të bëjmë më shumë çdo vit. Në SHBA, një qytet i tërë në Hawaii u dogj pa pasur kohë që autoritetet ta evakuonin, pa e ditur as sa njerëz vdiqën.

E gjithë pjesë jugore e Europës u testua, në Tenerife një zjarr dogji gjysmën e ishullit.

Vetëm Greqia ka probleme në menaxhimin e zjarreve?

Zjarret e mëdha janë një fenomen që nuk mund të menaxhohet nga vende si Kanadaja dhe Italia. Duhet të shohim se çfarë duhet të bëjmë për t’u përballur me fenomene të tilla.

Në Portugali janë djegur 5.5 milionë hektarë, ka vite të mira dhe vite shumë të këqija. Zjarrvënia është një nga aktet më antisociale. Në Evros po hetohet shkaku i zjarrit, është thuajse e sigurt se ka qenë i qëllimshëm, është një nga rrugët që përdorin personat që hyjnë ilegalisht në vendin tonë.

Rasti është duke u hetuar,” tha ai.

Më pas kryeministri iu drejtua forcave zjarrfikëse, duke falendëruar gjithashtu edhe forcat europiane që ndihmuan Greqinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco