Mbahet protesta e 17-të anti qeveritare në Serbi

Mbahet protesta e 17-të anti qeveritare në Serbi

15:09, 27/08/2023
A+ Aa A-

Në Beograd është mbajtur protesta e 17-të me radhë e opozitës serbe me sloganin “Serbia kundër dhunës”. Këto protesta zhvillohen pas dy ngjarjeve tragjike që ndodhën në muajin maj ku mbetën të vrarë dhjetëra persona.

Organizatorët e protestës, kryesisht nga radhët e partive opozitare dhe një pjese të shoqërisë civile, thanë se kjo protestë kishte në qendër heshtjen për promovimin e dhunës që vjen çdo ditë nga mediat proqeveritare.

Për dallim nga protesta e kaluar këtë herë është vërejtur një numër dukshëm më i madh i qytetarëve serbë.

Protestuesit kërkuan largimin e ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratislav Gashiq dhe drejtorit të Agjencisë së Informacionit të Sigurisë serbe, Aleksandër Vulin, i sanksionuar së fundmi nga Thesari Amerikan i Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco