Kryetari i Tetovës reagon ashpër pasi ftohet nga Gjykata maqedonase për dëshmi

Kryetari i Tetovës reagon ashpër pasi ftohet nga Gjykata maqedonase për dëshmi

13:22, 27/08/2023
A+ Aa A-

Pas ftesë së pranuar nga Gjykata Themelore e Tetovës ku Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, akuzohet se në rastin e pritjes së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin mbi Përdorimin e Simboleve Shtetërore, Flamurin dhe Hymnin në Maqedoni të Veriut, Kasami ka shprehur indinjatë të thellë me autoritetet, ku madje është shprehur se 'është duke vdekur regjimi” dhe se ato duhet “t’i numërojnë ditët'.

“Edhe një tentim për frikësim dhe heshtje, që më bën të kuptoj se sa frikë e kanë opozitën shqiptare.

Me këto akte, po na e shtoni kurajon. Po e përsëris, koha e frikësimit dhe shantazhimit të shqiptarëve ka vdekur, ashtu siç është duke vdekur regjimi juaj. I detyrohemi vetëm qytetarëve dhe këtij populli, sa për regjimet e këtilla, nuk jemi frikësuar as në kohën e komunizmit, as tani.

Koha juaj ka përfunduar. Numëroni ditët!”, ka shkruar Kasami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco