Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Raportuesja për Kosovën në PE: Vuçiç i premtoi armë Zelenskyt në këmbim të mos njohjes së Kosovës

Raportuesja për Kosovën në PE: Vuçiç i premtoi armë Zelenskyt në këmbim të mos njohjes së Kosovës

19:00, 22/08/2023
A+ Aa A-

Takimi Vuçiç-Zelensky, raportuesja në Parlamentin Evropian: I premtoi armë Ukrainës që të mos e njohë Kosovën!

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka komentuar takimin mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Cramon shkruan se Vuçiç mund të ketë pranuar të takojë Zelenskyn dhe t’i ushtrojë presion Ukrainës që mos ta njohë Kosovën.

“Ka shumë të ngjarë që Vuçiqi ka pranuar ta takojë Zelenskyn, që të ushtrojë presion mbi Ukrainën: armë për të mos e njohur Kosovën. Shpresoj që Zelensky e kupton se çfarë rreziku politik mund të sjellë një marrëveshje e tillë. Pavarësia dhe stabiliteti i Kosovës janë gjithashtu në interes të Ukrainës”, ka shkruar ajo, citon Koha Ditore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco