‘I urrej myslimanët’/ Pronari i biznesit në Mal të Zi dëbon familjen nga plazhi

‘I urrej myslimanët’/ Pronari i biznesit në Mal të Zi dëbon familjen nga plazhi

12:57, 09/08/2023
A+ Aa A-

Një incident i pazakontë ka ndodhur në plazhet e Malit të Zi ku një pronar i një biznesi në bregdet ka dëbuar një familje myslimane, e cila kishte shkuar për të marrë rreze dielli. 

“Në pishinën “Rocky Beach” në plazhin e Utjehës nuk lejohet noti me rroba dhe kjo është e shënuar në tabelën përballë pishinës. Ata mund të notojnë me hixhab në det, ashtu siç bëjnë, por jo në pishinë”, tha pronari i plazhit, Dragan Gj.

Pronari pasi video e debatit është shpërndarë në disa rrjete sociale, pretendon se është montuar për ta paraqitur atë si njeri negativ.

Por në pamjet virale dëgjohet diskutimi i zhvilluar në plazhin privat.

Pronari:Keni nevojë që unë të përshtatem? Keni 1000 plazhe të tjera, shkoni atje, këtu nuk mundeni.

Pushuesit: Do të shkojmë, por dua të di arsyen, pse të largohemi” I ka thënë pronarit të biznesit kryefamiljarja.

Pronari: Sepse i urrej myslimanët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco