Neziri: BDI është larguar nga qeveria për t’i hapur rrugë ndryshimeve kushtetuese për integrim në BE

Neziri: BDI është larguar nga qeveria për t’i hapur rrugë ndryshimeve kushtetuese për integrim në BE

09:49, 09/08/2023
A+ Aa A-

Në një intervistë për Ora News, analisti Xhelal Neziri u shpreh se  për integrimin në BE gjithçka lidhet me ndryshimin e kushtetutës në Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se ky hap është edhe një hap për afrimin e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut si vende fqinje, pasi kanë një probleme konstant për ndodhitë dhe historinë.

Neziri: Gjithçka lidhet me ndryshimin e kushtetutës në Maqedoninë e Veriut për të përfshirë edhe bullgarët si pjesë. Së paku u zhbllokua procesi in integrimit pasi Bullgaria i kishte vënë Veton Maqedonisë. Dorëheqja e BDI-së nga qeveria mund të shihet në këtë proces dhe zhvillime, nga presionet e opozitës e cila do të mbështesë këto ndryshime, pasi votat e tyre janë kyçe.

Ky është edhe një hap për afrimin e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut si vende fqinje, pasi kanë një probleme konstant për ndodhitë dhe historinë para Luftës së Dytë Botërore. Ata pranojnë figurat dhe maqedonasit pas vitit 1944, gjithçka para saj ata thonë se është pjesë e historisë së Bullgarisë. Sipas tyre popullsia e Maqedonisë është si pasojë e një inxhinjerimi të Titos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco