Vuçiç sulmon opozitën: Duan të më vrasin!

Vuçiç sulmon opozitën: Duan të më vrasin!

09:28, 04/07/2023
A+ Aa A-

Në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku shihet presidenti serb Vuçiç duke ofenduar dhe ironizuar opozitën e vendit.

Në fundin e intervistës ku foli për Kosovën, Republikën Srpska, zgjedhjet në Serbi, luftën në Ukrainë etj., ai ironizoi opozitën duke thënë se në protestën e tyre kishte me pak njerëz se në paradën e krenarisë të organizuar nga LGBT.

Nga fundi i intervistës, Vuciç e humbi plotësisht durimin dhe shau e përqeshi sa mundi opozitarët serbë, të cilët i cilëson si servilë e mercenarë të cilësdoqoftë qeveri të huaj, ndërsa ai është partner i tyre i barabartë siç e përshkruan veten.

Pas kësaj, Vuciç i revoltuar tha: ”Pse jo?! Të tillët si këta si mund të të mundin! Si?, tha Vuçiç

Në fund të intervistës ai tha gjithashtu se nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për aq kohë sa të mundet.

Kjo nuk është hera e parë që Vuçiç u thotë opozitarëve serbë se nuk do t’i dorëzojë atyre pushtetin dhe se ata vetëm mund ta vrasin.

Së fundmi, në një takim me kryeministren serbe Ana Brnabic dhe kolegët e tij më të afërt, ai tha si më poshtë:

”Unë kurrë nuk do të pranoj të shantazhet me asnjë kusht, nuk do t’ia dorëzoj kurrë pushtetin këtyre më të këqijve pa zgjedhje. Unë kurrë nuk do të nënshkruaj asnjë qeveri teknike apo të përkohshme! Nëse më vrasin, vëllai im Andrej do të mbetet. Nëse më vrasin vëllanë, djali im Danilo do të mbetet. Nëse ma vrasin djalin, do të kem vajzën time Milica. Nëse e vrasin edhe atë, djali im Vukan do të mbetet…” thuhet se ka thënë Vuçiç, siç është raportuar nga media të shumta serbe por-serbe.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco