Kosova përfshihet sërish nga moti i keq. Përparim Rama thirrje qytetarëve: Rrini në shtëpi!

Kosova përfshihet sërish nga moti i keq. Përparim Rama thirrje qytetarëve: Rrini në shtëpi!

16:51, 01/07/2023
A+ Aa A-

Kosova është përfshirë nga reshje shiu, duke shkaktuar përmbytje në disa qytete.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, shihet moti i keq që ka përfshirë qytetin. Sipas institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë fundjavës parashikohet një mot i paqëndrueshëm.
“Reshjet më intensive parashihen ditën e diele, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shumë zona. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e institutit hidrometeorologjik.

Nërkohë Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpia nëse nuk është e nevojshme për të shmangur çdo rast të padëshirueshëm. Ai ka theksuar se punonjësit e emergjencave komunale janë të terren dhe në gatishmëri të qytetarëve.

“Ju bëj thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve me automjete, dhe të mos dalin nëse nuk është e domosdoshme, për shkak të kushteve atmosferike”, shkroi Rama.

“Jemi në terren dhe në gatishmëri të qytetarëve.

Na kontaktoni në numrat:

0800 1 22 33

0800 1 22 44”

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco