Kurti: Po forcojmë ushtrinë për t’u mbrojtur, jo sulmuar

Kurti: Po forcojmë ushtrinë për t’u mbrojtur, jo sulmuar

14:04, 30/06/2023
A+ Aa A-

15 oficerë të rinj i janë shtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës pas përfundimit të studimeve katërvjeçare. Në ceremoninë e diplomimit të kadetëve, kryeministri Albin Kurti tha se Kosova nuk po e forcon ushtrinë e saj për të sulmuar vendet e tjera, por për të mbrojtur veten. Shefi i qeverisë nënvizoi se FSK është ndërtuar mbi themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shtoi se në një të ardhme të afërt do të jetë pjesë e NATO-s.

“Gjatë dy viteve të para të qeverisjes sonë 3 mijë e 325 ushtarak janë trajnuar jashtë vendit, mbi tetë herë më shumë sesa në vitet 2019 e 2020 kur ishin vetëm 381. Kemi lidhur marrëveshje bashkëpunimi me mbretërinë e bashkuar, me Shqipërinë, me Letoninë, me Malin e Zi, me Maqedoninë e veriut dhe me Kroacinë, janë në proces marrëveshjet sofa me Gjermaninë, me Turqinë, me Jordaninë dhe Kroacinë.

Për dy vite janë rekrutuar 1 mijë e 240 ushtarë të rinj, në proces të rekrutimit janë edhe 612 ushtarë të rinj dhe 388 rezervë. Me 2240 ushtarë më shumë brenda dy viteve radhët e forcës tonë janë shtuar për 83%. Ne nuk e forcojmë ushtrinë për t’i sulmuar të tjerët, por për të qenë mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur vetveten, për një Kosovë më të sigurt, me të drejtë e më të barabartë për të gjithë”, tha Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco