Avokati serb kritikon Vuçiçin: Një njeri normal nuk do t’i detyronte serbët e Kosovës të largoheshin nga policia e gjyqësori

Avokati serb kritikon Vuçiçin: Një njeri normal nuk do t’i detyronte serbët e Kosovës të largoheshin nga policia e gjyqësori

08:25, 21/06/2023
A+ Aa A-

Avokati Bozho Preleviç ka denoncuar politikën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Ai ka deklaruar se një person normal nuk do t’i detyronte serbët që t’i hiqnin uniformat, të linin gjyqësorin.

Avokati shtoi se gjithçka që ishte krijuar për të forcuar pozicionin e serbëve në Kosovë ra në ujë në vitin 2013, kur SNS-ja erdhi në pushtet, raporton Kossev.

Preleviç pretendoi që në dhjetë vitet e kaluara kishte pasur një “tragjedi gjenerale” në Kosovë.

Në paraqitjen e tij, ai foli edhe për vrasjen e Olliver Ivanoviçit.

Preleviç tha se do të donte ta pyeste ministren serbe të punëve të brendshme, Bratisllava Gashiç, e po ashtu edhe Aleksandër Vuçiçin nëse Ivanoviçi ishte nën masa të BIA-s deri në momentin e vrasjes.

“E di që ishte, por do të doja ta dëgjoja përgjigjen e tyre.”

Preleviç tha se Ivanoviqi ishte vrarë me “një bollëk gënjeshtrash të paprecedentë”.

“Nuk donin konkurrencë për Listën Serbe, nuk donin dikë që mendon vetë dhe e ka një farë reputacioni.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco