Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

Ambasadorët QUINT-it shkojnë në zyrën e Kurtit një ditë pas rrëmbimit të tre policëve

Ambasadorët QUINT-it shkojnë në zyrën e Kurtit një ditë pas rrëmbimit të tre policëve

16:56, 15/06/2023
A+ Aa A-

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë hyrë në objektin e Qeverisë të enjten pasdite. Në oborrin e Qeverisë janë vënë re edhe automjete të ambasadave të shteteve të tjera në Kosovë, raporton gazeta Koha.

Një ditë më parë, në mesditë, Policia e Kosovës konfirmoi se tre zyrtarë të saj janë rrwmbyer brenda territorit të shtetit të Kosovës, nga forcat serbe.

Liderët e shtetit e kanë cilësuar këtë veprim si agresion nga Serbia, teksa kanë kërkuar reagim ndërkombëtar.

Deri tani, ambasadat nuk kanë dalë me qëndrime për situatën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco