Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka cilësuar detyrim kombëtar bashkëpunimin dhe mbledhjet mes dy qeverive, e cila u anulua nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Sipas Osmanit, në kohë sfidash dy vendet duhet të jenë edhe më të bashkuar.
Nga Luksemburgu, Osmani u shpreh se nuk ka informacione mbi propozimin e Ramës, por sipas saj, drafti për diskutim po hartohet nga institucionet e Kosovës.
Syri Tv
Nga Luksemburgu ku mbajti fjalën në Parlamentin Europian, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cilësoi detyrim kombëtar mbledhjen e dy qeverive të anuluar nga kryeministri Edi Rama, e sipas saj ky detyrim duhet të jetë jetë më përbashkues kur përpara ka sfida.
E pyetur për draftin e propozuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama, Vjosa Osmani u shpreh se nuk ka informacione mbi përmbajtjen, por theksoi se janë institucionet e Kosovës ato që po përgatisin draftin që më pas do të diskutohet edhe me partnerët në Bruksel.
E pyetur mbi asosacionin, Presidentja Osmani mbështeti modelin kroat, i lancuar më herët nga kryeministri Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës.
Sa i përket marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtar, Osmani, deklaroi se janë në komunikim të vazhdueshëm me liderë të BE e SHBA dhe janë pranë gjetjes së një zgjidhjeje.
Nga Luksemburgu, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, u shpreh se Policia ka bërë një punë profesionale në zbatimin e ligjit dhe garantimin e Kushtetutës së Kosovës, duke i bërë ballë bandave që tentojnë destabilitetin.
© SYRI.net