Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Komisioni i ligjeve

Zgjedhjet në Mal të Zi: Pjesëmarrja më e ulët që nga viti 2006

Zgjedhjet në Mal të Zi: Pjesëmarrja më e ulët që nga viti 2006

21:01, 11/06/2023
A+ Aa A-

Në Mal të Zi që nga viti 2006, në asnjë palë zgjedhje shtetërore,  parlamentare apo presidenciale, pjesëmarrja nuk ka qenë kaq e ulët sa sot.

Përkatësisht, në zgjedhjet e sotme parlamentare kanë dalë 56.4 për qind e votuesve.

Pjesëmarrja më e ulët deri më tani është regjistruar në zgjedhjet presidenciale në vitin 2013 dhe 2018, kur 64 për qind e votuesve të regjistruar dolën në votime.

Kur bëhet fjalë për zgjedhjet parlamentare, pjesëmarrja më e ulët që nga viti 2006 ishte rreth 67 për qind, dhe kjo ishte në vitin 2009.

Qytetarët do të kujtojnë zgjedhjet e dështuara presidenciale në vitin 2002 dhe 2003, kur më pak se 50 qytetarë dolën në votime.

Këto janë dy rastet e vetme që nga futja e pluralizmit partiak, kur pjesëmarrja ishte më e ulët se sot.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco