Shkencëtarët: Është vetëm çështje kohe para se Santorini të goditet nga një vullkan

Shkencëtarët: Është vetëm çështje kohe para se Santorini të goditet nga një vullkan

10:21, 27/04/2023
A+ Aa A-

Kudo që të shkelni në Santorini, duhet të kujtohet se jeni në një vullkan.

Rreth 3,600 vjet më parë, një shpërthim i fuqishëm vullkanik shkatërroi qytetin e lashtë të Santorinit, Akrotiri, dhe i dha një goditje fatale qytetërimit minoan detar, i cili ishte vendosur në ishull në atë kohë.

Sot, Santorini - i njohur gjithashtu si Thira - është një nga vendet më romantike në Greqi me vila dhe resorte luksoze.

Santorini është pjesë e Harkut Vullkanik Helen, një nga fushat më të rëndësishme vullkanike në Europë, e cila ka parë mbi 100 shpërthime gjatë 400,000 viteve të fundit.

Vullkani më aktiv nënujor dhe potencialisht i rrezikshëm, Kolumbo, është pesë milje në verilindje të Santorinit dhe pjesë e të njëjtit sistem vullkanik.

I zhytur në detin Egje, Kolumbo ka qenë i qetë për gati 400 vjet - por nuk është në gjumë.

Herën e fundit që shpërtheu, në vitin 1650, vrau 70 njerëz dhe shkaktoi cunami, u regjistruan tërmete të forta dhe pasgoditje, së bashku me gaz toksik dhe shtëllunga tymi.

Shkencëtarët e dinë se shpërthimi i Kolumbos mund të shkaktojë shumë dëme.

Prej vitesh, ekspertët realizojnë ekspedita dhe monitorimi i zonës është rritur në 20 vitet e fundit.

Falë famës globale, në Santorini janë kryer disa nga investimet më të mëdha turistike në vend.

Megjithatë, gjeologët – të cilët po monitorojnë nga afër Kolumbon – paralajmërojnë se është vetëm çështje kohe para se të godasë sërish një shpërthim i madh.

Sidoqoftë, "koha" në vitet e gjeologjisë mund të jetë jashtëzakonisht e ngadaltë.

Aq shumë sa një agjent imobiliar në ishull tha për CNN se "aktiviteti vullkanik nuk përmendet kurrë" kur shet një pronë.

Shkencëtarët e kanë të vështirë të kuptojnë se kur do të ndodhë shpërthimi i radhës.

Një ditë, Santorini mund të përfshihet sërish nga një shtresë hiri. Por tani për tani, vullkani qëndron i qetë.

ImageIshulli është i njohur për verën e tij asyrtiko, e rritur në tokën vullkanike.

ImageTuristët mund të bëjnë udhëtime me varkë në Nea Kameni, shtëpia e një vullkani aktiv.

ImageSantorini është pjesë e një prej fushave vullkanike më të rëndësishme të Evropës.

ImageEvi Nomikou ka 20 vjet që studion Santorinin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco