Jabllanoviç tërhiqet nga gara për kryetar të Leposaviçit

Jabllanoviç tërhiqet nga gara për kryetar të Leposaviçit

16:27, 20/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Partisë së Serbëve të Kosovës (PKS), Aleksandër Jabllanoviç nuk do të garojë për kryetar të Komunës së Leposaviqit, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit.

Bëhet e ditur se tërheqja e PKS-së nga gara zgjedhore vjen si pasojë e presionit të madh që po u bëhet serbëve të Kosovës nga Beogradi Zyrtar.

Kujtojmë se avokati nga Beogradi, Ivan Niniç ka thënë se ata serbë që nuk mbështesin Listën Serbe vazhdojnë të persekutohen nga regjimi i Alekasandar Vuçiçi, shërbimet e sigurisë dhe Milan Radoiçiçi.

Për këtë ai ka përmendur arrestimin e një ish-zyrtari serb të Policisë së Kosovës, i cili është arrestuar nga shërbimi serb i sigurisë.

Ndryshe, dorëheqjet e katër kryetarëve në veri të vendit që erdhën si shenjë revolte kundër vendimit për targa çuan në vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shpalljen e zgjedhjeve.

Kujtojmë që, ditë më parë, Lista Serbe, që ka udhëhequr me katër komunat veriore ka treguar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, sipas tyre deri në formimimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kujtojmë që, ditë më parë, Lista Serbe, që ka udhëhequr me katër komunat veriore ka treguar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, sipas tyre deri në formimimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në zgjedhjet e 23 prillit, për kryetarë të katër komunave në veri do të garojnë 11 kandidatë, ku vetëm dy prej tyre janë nga komuniteti serb.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale do të mbahen në veri pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut. Kryetarët e këtyre komunave dhanë dorëheqje në nëntor të vitit 2022 për shkak të vendimit qeveritar për targat ilegale serbe.

Zgjedhjet në veri fillimisht janë caktuar për datën 18 dhjetor të vitit 2022, mirëpo ato janë shtyrë pas incidenteve nga grupe kriminale serbe ndaj zyratrëve të KKZ-ve dhe pamundësisë për organizimin e tyre./KosovaPress

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco