Edward Joseph: Mos zbatimi i plotë marrëveshjen e Brukselit nga Serbia e papranueshme

Edward Joseph: Mos zbatimi i plotë marrëveshjen e Brukselit nga Serbia e papranueshme

17:11, 16/04/2023
A+ Aa A-

Deklaratat e liderit të Serbisë janë të papranueshme, kur thotë se nuk do të zbatojë të plotë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e saj që u arrit në Ohër. Ky është vlerësimi që bën profesori Amerikan, Edward Joseph, për politikën ne Rajon. Ai i sugjeron Kosovës të këtë kujdes në zgjedhjet e 23 prillit, pasi Serbisë i leverdis të ketë incidente.

Eksperti i politikës së jashtme dhe njohësi shumë i mirë i Ballkanit Profesori amerikan, Edward Joseph, i konsideron të papranueshme deklarimet e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç se nuk do të zbatojë të plotë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e saj që u arrit në Ohër.

Ai e ve theksin se liderët e Kosovës duhet të mendojnë edhe për pasojat e mbajtjes së zgjedhjeve në veri, në gjykimin e tij Serbisë do t’i leverdiste nëse në veri do të ketë incidente dhe mospjesëmarrje në zgjedhjet e 23 prillit.

Joseph: Çfarë do ta dëmtonte Kosovën, një lloj loje që dëshiron Serbia, të ketë një lloj konfrontimi, mendoni për atë se çfarë do të përfitonte më shumë Aleksandër Vuçiç. Ai do të përfitonte më së shumti nëse mbahen zgjedhjet dhe ka incidente, por ne kemi KFOR-in, duhet të shikojmë nga KFOR-i për trajtimin e kësaj çështjeje, shpresojmë se ata do të merren me këtë, kjo është një mënyrë. Mënyra tjetër është se ai do të mund të përfitonte nëse mbahen zgjedhjet dhe pothuajse asnjë serb nuk voton. Pra, ai do të përfitonte, Beogradi do të përfitonte nga kjo.

Eksperti për politikë të jashtme nuk beson se Kosova e Serbia janë afër marrëveshjes finale.
Ai thotë se gjërat do të ishin shumë ndryshe në kuptim pozitiv nëse të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian dhe ata të NATO-s do ta njihnin pavarësinë e Kosovës.

Për më tepër, Joseph thekson se Kosova nuk do të arrijë të anëtarësohet NATO dhe Bashkimin Evropian pa integrimin e plotë të serbëve.

Joseph: Këto lloj komente janë krejtësisht të papranueshme, sepse sipas BE-së dhe SHBA-së, është ligjërisht e obligueshme. Edhe vet marrëveshja, një nga dispozitat e marrëveshjes, thotë, të gjitha dispozitat janë njëlloj të obligueshme, vet marrëveshja e thekson këtë. Kështu që nuk mund të zgjedhësh, të zgjedhësh cilat dispozita të marrëveshjes do t'i zbatosh, ta zbatosh këtë obligim e jo atë obligim. Pra, këto janë komente shumë negative, vërejtje shumë negative. Ne kemi nevojë për atmosferë pozitive në Serbi, ne kemi nevojë për një atmosferë pozitive në Kosovë. SHBA dhe BE duhet t'i marrin gjërat seriozisht, ata me të vërtetë duhet t'i shtyjnë gjërat përpara, ata nuk duhet ta lënë këtë gjë të shkojë huq", deklaron profesori amerikan.

Kosova dhe Serbia u pajtuan me 18 mars në Ohër për aneksin e zbatimit të marrëveshjes që u arrit në Bruksel, ani pse nuk pati nënshkrim të saj. Në kuadër të saj, palët u pajtuan për të miratuar deklaratën për personat e zhdukur.

E po ashtu për të zbatuar nenin 7 që Kosova të nisë menjëherë negociatat në kuadër të dialogut për përcaktimin e aranzhimeve dhe garancive specifike, që sigurojnë një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco