Deklarata e fortë e eurodeputetes greke pasi doli nga burgu: Mendova të vrisja veten, por mendimi i vajzës nuk më la

Deklarata e fortë e eurodeputetes greke pasi doli nga burgu: Mendova të vrisja veten, por mendimi i vajzës nuk më la

22:19, 14/04/2023
A+ Aa A-

Eva Kaili u lirua nga burgu 4 muaj pas arrestimit, ndërsa akuzohet për skandalin e Katar Gate. Ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian ka folur për “Vima” dhe bën një bilanc të periudhës më të vështirë të jetës së saj.

“Në dhjetor të vitit 2022, kur u informova nga mediat se në çfarë akuzash pretendohej se ishte i përfshirë partneri im dhe babai i vajzës sime, e gjithë ekzistenca ime u shemb, e gjithë bota u zhduk befas”, thotë ajo.

“Më pas erdhi izolimi dhe refuzimi absolut nga të gjithë, kolegët e mi në Parlamentin Evropian, bota politike në vendin tim, miqtë, të njohurit. Ishte sikur nuk ekzistoja. E gjeta veten në burg, larg vajzës sime, vetëm me shpresën se kjo që po jetoj është një iluzion për shoqërinë. Unë flisja, bërtisja ‘jam e pafajshme’, por muret dhe hekurat nuk më dëgjojnë”, thekson ajo në “Vima”.

“Është e vërtetë, mund ta them, ka pasur momente që kam menduar t’i jap fund torturës së vetmisë shurdhuese. U tremba, nuk e bëra, mendimi i vajzës nuk më la”, pohon Kaili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco