Vuçiç: Nuk kemi ndërhyrë në zgjedhjet në Mal të Zi, ëndrra ime është një Serbi e suksesshme

Vuçiç: Nuk kemi ndërhyrë në zgjedhjet në Mal të Zi, ëndrra ime është një Serbi e suksesshme

12:52, 03/04/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar për zgjedhjet në Malin e Zi.

Vuçiç është shprehur se ato nuk kanë ndërhyrë në zgjedhjet në Mal të Zi dhe se janë sjellë me korrektësi dhe përgjegjësi.

“Sa i përket marrëdhënieve ndaj meje në Mal të Zi. Ne nuk kemi ndërhyrë në zgjedhje, jemi sjellë seriozisht dhe me përgjegjësi. Unë e përgëzova Milatoviçin dhe shpreha shpresën dhe besimin tim se marrëdhëniet tona do të jenë më të mira dhe se Serbia dhe Mali i Zi mund të bëjnë më shumë dhe mund të bëjnë “, ka thënë  Vuçiç, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve në Mal të Zi.

Ndër të tjera presidenti serb është shprehur se qëllimi i tij i vetëm është një Serbi e suksesshme dhe deputetët duhet ta kuptojnë një gjë të tillë.

 Për mua, gjëja më e rëndësishme është se sa mund ta rrisim ekonominë serbe. Ministrat duhet të punojnë më shumë. Nëse ata nuk e kuptojnë këtë, atëherë ne nuk ëndërrojmë të njëjtat ëndrra. Dhe ëndrra ime është një Serbia e suksesshme, e cila punon për fuqizimin e saj ekonomik”, tha Vuçiç.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco