Sondazhi/ Më shumë se gjysma e qytetarëve serbë kishin pranuar planin franko-gjerman

Sondazhi/ Më shumë se gjysma e qytetarëve serbë kishin pranuar planin franko-gjerman

09:19, 14/02/2023
A+ Aa A-

Më shumë se gjysma e qytetarëve të Serbisë, rreth 57 për qind, besojnë se Serbia duhet të pranojë planin franko-gjerman nëse përjashton njohjen formale të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara, ndërsa 33 për qind e të anketuarve janë kundër tij, ka treguar në një sondazh të agjencisë serbe të hulumtimeve “Faktor Plus”.

Në anën tjetër, rreth 80 për qind e qytetarëve janë kundër këtij propozimi nëse ky dokument do të nënkuptonte njohjen e Kosovës dhe hyrjen e saj në OKB, transmeton Paparaci.

Drejtori i agjencisë “Factor plus”, Vlladimir Pejiq, ka thënë se Kosova nuk është një çështje që u intereson shumë qytetarëve të Serbisë, por kur ndodhin incidente, Kosova është e para.

Kur është fjala për refuzimin e planit, çdo i dyti qytetar beson se plani i ardhshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës do të jetë edhe më i keq, dhe 36 për qind e qytetarëve thonë se “nuk do të ketë plan tjetër”, ndërsa vetëm 21 për qind besojnë. se “plani i ardhshëm ndoshta do të jetë më i mirë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco