Përdhunoi të bijën për pesë vite, prangoset 62-vjeçari në Greqi

Përdhunoi të bijën për pesë vite, prangoset 62-vjeçari në Greqi

09:58, 25/01/2023
A+ Aa A-

Një 62-vjeçar është arrestuar në Greqi pasi akuzohet për përdhunimin e vajzës së tij 28-vjeçare.

Arrestimi i të atit,  i cili akuzohet për përdhunimin e vazhdueshëm prej 5 vitesh të 28-vjeçares, u bë të martën, më 24 janar, në fshatin Paçni të komunës së Mykis.

Sipas mediave greke, arrestimi i 62-vjeçarit u bë pas denoncimit në AT Echinou.

Pas denoncimit, efektivë të policisë së Echinou-t me asistencën e kolegëve të Departamentit të Policisë Mykis arrestuan 62-vjeçarin dhe e dërguan në qendrën e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Ksantit.

Pas arrestimit, 62-vjeçari pritet të dërgohet në prokurori për t’u përballur me akuzat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco