FOTO/ Makina del nga rruga dhe përmbyset në oborrin e një shtëpie, humb jetën çifti dhe plagoset shoferi

FOTO/ Makina del nga rruga dhe përmbyset në oborrin e një shtëpie, humb jetën çifti dhe plagoset shoferi

10:17, 23/01/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë është shënuar në Kos të Greqisë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona. Mediat bëjnë me dije se për shkak të shpejtësisë së lartë, makina ku po udhëtonin 3 persona ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur duke përfunduar në oborrin e një shtëpie.

25-vjeçarja e ulur në sediljen e pasme ka gjetur vdekjen dhe kanë mbetur të plagosur rëndë pasagjeri 40-vjeçar dhe drejtuesi i mjetit. 40-vjeçari ka ndërruar jetë pak pasi është dërguar në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë.

Dy të vdekurit, emigrantë me origjinë ruse, ishin çift dhe jetonin në Kos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco