‘Kolapsi institucional është shumë pranë’, Escobar thirrje autoriteteve në Mali të Zi: Zgjidhni krizën politike!

‘Kolapsi institucional është shumë pranë’, Escobar thirrje autoriteteve në Mali të Zi: Zgjidhni krizën politike!

17:16, 22/01/2023
A+ Aa A-

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka paralajmëruar se do të ketë  pasoja nëse Mali i Zi nuk zgjidh krizën e thellë politike dhe institucionale që ka përfshirë vendin prej muajsh.

Escobar është shprehur se Mali i Zi është pranë një kolapsi dhe se deri më tani nuk ka pasur asnjë përparësi edhe pse dy qeveri kanë rënë.

“Mali i Zi është në një krizë shumë të thellë. Është afër një kolapsi institucional që nuk e kam parë në asnjë vend.  Dy qeveri kanë rënë dhe nuk ka pasur përparim në formim. Nuk kanë një kuorum në Gjykatën Kushtetuese që mund të konfirmojë zgjedhjet e reja”, ka thënë më tej Escobar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco