Greqi/ Ish-mbreti  do të varroset pa nderime nga shteti

Greqi/ Ish-mbreti do të varroset pa nderime nga shteti

10:37, 11/01/2023
A+ Aa A-

Greqi- Ish-mbreti Konstandin do të varroset si një njeri i thjeshtë pranë të parëve të tij në Tatoi, ka njoftuar qeveria greke këtë mëngjes pas një takimi ndërministror të mbajtur në Pallatin Maksimos.

Sipas njoftimit përkatës, kisha ku do të bëhet varrimi i Konstandin Gliksburgut do të përcaktohet në konsultim mes qeverisë dhe familjes së tij.

Sipas informacioneve shkruan medie greke, Prothema.gr nëse përfundimisht zgjidhet Mitropolia si kisha në të cilën do të bëhet varrimi, atëherë nuk do të ketë pelegrinazh popullor.

Qeveria greke njoftoi gjithashtu se në varrim do të përfaqësohet nga minstrja e Kulturës dhe Sportit Lina Mendo, ndërsa do të respektohen të gjitha procedurat e parashikuara në protokoll nga jashtë që do të marrin pjesë në varrim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco