Refuzoi darkën e Ramës, kreu i Lëvizjes Besa zbulon arsyet

Refuzoi darkën e Ramës, kreu i Lëvizjes Besa zbulon arsyet

12:09, 10/01/2023
A+ Aa A-

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, arsyet pse ai refuzoi ftesën e kryeministrit Rama, për të qenë prezent në darkën e shtruar në Tiranë për krerët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, darka e thirrur nga Rama i shërben vetëm interesave të BDI-së, e cila tashmë ndodhet në një krizë të brendshme, me funksionarë të lartë të partisë që kanë dalë kundër ekzekutivit.

“Duke pasur parasysh turbulencat brenda BDI-së, ku tani hapur një grup i të rebeluarve funksionarë të lartë të partisë, nga kryetari i Këshillit Mbikqyrës, nënkryetari i partisë, deputetë e kryetar komunash kanë dalë hapur kundër ekzekutivit, ministrave të kësaj qeverie, të cilët edhe ata i vlerësojnë si të dështuar, në këtë situatë më së shumti i shërben BDI-së defokusimi i situatës nga dështimi i saj në qeveri në drejtim të thirrjes së bërë nga zoti Rama për këtë darkë të thirrur për sonte.

Gjithashtu ai shtoi se: “Sot është e njohur në Maqedoninë e Veriut se BDI qëndron në qeveri vetëm për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin dhe në asnjë moment nuk është e interesuar për avancimin e çështjeve shqiptare. Maqedonasit e kanë kuptuar se disa çështje i zgjidhin më mirë në interes të tyre duke pasur ministra dhe funksionarë shqiptarë dhe në këtë mënyrëe tolerojnë që gjysma e qeverisë të jetë me funksionarë shqiptarë, por që çështjet shqiptare të mos përparojnë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco