I zoti i ra në pus ndërsa familja e kërkonte, qeni u tregon vendin ku kishte rënë i moshuari

I zoti i ra në pus ndërsa familja e kërkonte, qeni u tregon vendin ku kishte rënë i moshuari

09:43, 09/01/2023
A+ Aa A-

Një qen ka dhënë alarmin pasi i zoti i tij ra në një pus.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Peplos, Evro, në Greqi mbrëmjen e së shtunës.

Me ardhjen e ekipit të shpëtimit ai i drejtoi ata për tek pusi por për fat të keq i moshuari kishte ndërruar jetë.

80 -vjeçari kishte nxjerrë shëtitje në zonë qenin e tij dhe dyshohet se donte të merrte ujë nga një pus i vjetër në zonën e Ampelakias, me të cilin banorët ujitnin vreshtat e tyre.

Mirëpo, besohet se ka patur humbje të ekuilibrit dhe ka rënë brenda pa mundur të dalë.
Familjarët e tij u shqetësuan nga mungesa e gjatë dhe njoftuan autoritetet të cilat nisën kërkimin. Lehja e qenit besnik i çoi shpëtimtarët te pusi, ku kishte rënë i moshuari. 

Autopsia do të shpjegojë nëse vdekja e 80-vjeçarit është shkaktuar nga rënia apo mbytja e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco