Shkupi, qyteti i tretë më i ndotur në botë

Shkupi, qyteti i tretë më i ndotur në botë

22:10, 07/01/2023
A+ Aa A-
Shkupi, por edhe tre qytete të tjera në Maqedoni të Veriut prej disa ditësh janë pushtuar nga mjegulla e cila ka shkaktuar aksidente, por edhe anulime fluturimesh.
 
Autoritetet kanë vendosur masa urgjente për të trajtuar nivelet në rritje të smogut, shkruan Euronews.
 
Nivelet e ndotjes së ajrit janë rritur 28 herë më shumë se pragu i sigurisë i vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
 
Qeveria ka rekomanduar kompanitë që të lënë pushim gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeç nga puna.
 
Banorët që djegin materiale për të ngrohur shtëpitë e tyre, emetimet e automjeteve dhe shkarkimet industriale besohet se janë shkaqet kryesore të smogut.
 
Sipas matjeve të një kompanie zvicerane Shkupi është qyteti i tretë më i ndotur në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco