Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Rikthehet çështja 'Babis' në Greqi, deklarata bombë e babait të viktimës, ja pse e vrau Carolinën

Rikthehet çështja 'Babis' në Greqi, deklarata bombë e babait të viktimës, ja pse e vrau Carolinën

11:37, 04/01/2023
A+ Aa A-

Greqi- David Crouchs bëri zbulime bombë për vrasjen e vajzës së tij Caroline në Sweet Waters, vitin e kaluar.

Babai i të ndjerës tha në një intervistë, në emisionin grek ANT1 "Mëngjesi", se Babis Anagnostopoulos ishte "i përfshirë në një bandë droge ", një fakt që Caroline e dinte dhe për këtë, siç tha ai, prandaj e vrau.

Në këtë intervistë, babai i Caroline ka treguar edhe se Babis Anagnostopoulos ia ka pranuar këtë fakt.

 “E di saktësisht pse e vrau. A e dini se ai ishte i përfshirë në një bandë droge? Kishte një restorant ku shkonin Babis dhe Karolina. Pronari i lokalit i tha Babisit se ai dhe banda me të cilën ishte përfshirë kishin nevojë për një pilot helikopteri për të sjellë dhe transportuar drogën. Kjo ishte një punë për të cilën do të paguhej shumë para. Mora një letër nga Babis që shpjegonte se çfarë ndodhi. Babis nuk fliste shumë por kur filloi të përfshihej në këtë aferë, në vend që ta mbante gojën mbyllur, i tha Caroline. Caroline ishte një person shumë i ndershëm dhe tha se nuk donte të kishte të bënte me të nëse ai vazhdonte të merrej sërish me këtë kontrabandë, ajo do të largohej për në Filipine. Kështu ai u tha njerëzve të bandës së drogës se nuk mund ta bënte këtë. E pyetën pse dhe ai u përgjigj, të thashë sa budalla është. Ai u tha atyre se "unë i thashë gruas sime dhe ajo tha se do të më linte". Por personat e përfshirë në këtë trafik i thanë më pas Babis: “Nëse ajo largohet nga ju, mund largohet, por ajo duhet do ta dijë se nëse një ditë vendos të flasë ne duhet ta heqim qafe atë” Babis ishte përgjigjur: "Nuk mund ta bëni këtë. Kështu që në fund e vrau vetë. Kjo ishte arsyeja e vetme që ai e vrau. Sepse ai besonte se nëse nuk e bënte, njerëzit e bandës ku ai tashmë ishte përfshirë do ta vrisnin Caroline. Babis më tregoi gjithë historinë në një letër dhe i ka thënë edhe nënës së tij. Nëse flisni me nënën e tij, ajo do ta konfirmojë.''

Më pas baba i viktimës u shpreh se nuk do të kishte asnjë vlerë që ky fakt të përmendej në gjyq, pasi ai u gjykua për vrasje me paramendim.

''Çfarë kuptimi do të kishte po t'ja përmendja këtë fakt në gjyq. Ky njeri u gjykua për vrasje me paramendim dhe mori dënimin maksimal. Këtu përfundon historia për mua.”

Babis Anagnostopoulos i cili vrau gruan e tij, ndodhet tashmë në burgun e Malandrinos, në të ashtuquajturin “Alcatraz” të burgjeve greke, pasi kërkesa e tij për të qëndruar në burgun e Korydallos për të vuajtur dënimin nuk u pranua, për arsye sigurie.

Babis Anagnostopoulos , u dënua me burgim të përjetshëm plus 11 vjet burg për vrasjen e gruas së tij Caroline dhe vrasjen e qenit të tyre, vitin e kaluar.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco