Zëdhënësi i Erdogan 'mesazh' Greqisë: Do ketë pasoja të rënda nëse zgjeron kufijtë e saj detarë

Zëdhënësi i Erdogan 'mesazh' Greqisë: Do ketë pasoja të rënda nëse zgjeron kufijtë e saj detarë

10:09, 04/01/2023
A+ Aa A-

Turqia i ka bërë sërish një kërcënim të hapur Greqi në lidhje me zgjerimin e kufijve detarë.

İbrahim Kalın, zëdhënësi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, tha se në rast se Greqia do të zgjerojë kufijtë e saj detarë në 12 milje siç e lejon ligji ndërkombëtar, edhe në Kretë, do të ketë “pasoja të rënda”.

“Ne do të rezistojmë ashpër, nuk do ta pranojmë”, raportohet të ketë thënë ai, sipas Protothema.

Kur u pyet nga një gazetar se cila do të ishte përgjigja e Turqisë nëse Greqia zgjeronte ujërat e saj territoriale në Kretë, Kalın u përgjigj:

“Kohët e fundit, Ministri i Jashtëm tha gjithashtu se çdo zgjatim prej më shumë se 6 miljesh, jo më 12 miljesh, do të përballet me kundërshtime dhe rezistencë të ashpër nga Turqia.

Ta bëjmë të qartë. 12 milje jo e jo, por nuk mund të pranohet as 6, 7, 8 dhe 9 milje. Dhe kjo do të ketë pasoja të rënda për Greqinë. Ne presim dhe shpresojmë që ata të mos përdorin rrugë të tilla. Nëse ndërmarrin hapa në këtë drejtim nuk do t’i lëmë kurrë pa përgjigje”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco