Përdhunuan për një muaj rresht shoqen e klasës, arrestohen tetë të mitur në Athinë

Përdhunuan për një muaj rresht shoqen e klasës, arrestohen tetë të mitur në Athinë

09:01, 23/12/2022
A+ Aa A-

Një rast i rëndë është zbuluar në Athinë të Greqisë, ku 8 nxënës janë arrestuar nën akuzën e përdhunimit të shoqes së tyre të klasës. Mësohet se adoleshentët kanë abuzuar me moshataren e tyre për një muaj dhe e kërcënonin atë me filmimet që kishin.

Pas zbulimit të rastit të rëndë paraditen e së mërkurës, mediat greke raportojnë se oficerët e policisë kanë arrestuar tetë të miturit. Kontrollet e bëra në shtëpitë e tyre, u zbuluan sasi kanabisi që ata i konsumonin në grup, celularë dhe peshore preçize duke bërë të dyshohet se shfrytëzoheshin për shpërndarjen e drogës. Ndaj të dhunuarës ka pasur presione të vazhdueshme psikologjike që ajo të mos rrëfente asgjë tek familjarët e saj.

Përgjatë një muaji viktima ka përjetuar tortura psikologjike derisa ka vendosur që të zbulojë gjithçka për familjen e saj dhe për policinë që arrestoi menjëherë tetë shokët e saj të klasës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco