Ekzekutimi i shqiptarit në Athinë, del një tjetër pistë nga hetimet greke

Ekzekutimi i shqiptarit në Athinë, del një tjetër pistë nga hetimet greke

20:36, 21/12/2022
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje ekzekutimin mafioz në një lokal në Greqi.

41-vjeçari që ishte objektivi i ekzekutimit ishte i skeduar për trafik klandestinësh dhe droge dhe duket se i ishte bashkuar edhe një rrjeti gjobvënësish që po bëjnë kërdinë nëpër dyqanet e Greqisë.

Policia që po heton rastin ka dëgjuar nga një sërë biznesmenësh të zonës, se viktima frekuentonte çdo ditë pothuajse të gjitha dyqanet e zonës për mbledhje te ardhurash.

Ajo që e bën këtë informacion nga një thashethem në një element të dosjes së çështjes, është se tashmë ka njerëz që kanë dashur t'ia raportojnë këtë dijeni autoriteteve dhe rrjedhimisht mundësia që të ketë qenë një ekzekutim nga një rrjet rival gjobvënësish që pretendojnë zonën nga më parë, merr peshë më të madhe, pa përjashtuar plotësisht mundësinë e larjes së hesapeve për drogë, edhe për shkak të së kaluarës kriminale të viktimës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco