Kurti për 'The Guardian': Heqja e barrikadave mund të çojë në viktima

Kurti për 'The Guardian': Heqja e barrikadave mund të çojë në viktima

14:24, 20/12/2022
A+ Aa A-

“Heqja e barrikadave në veri mund të çojë në viktima”. Është ky shqetësimi i shprehur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një prononcim për median prestigjoze britanike “The Guardian”.

Kreu i qeverisë përsëriti kohën që i ka dhënë KFOR-it për të zhbllokuar rrugët në veri të Kosovës, por shton se kjo situatë nuk do të tolerohet edhe për shumë gjatë: “Shqetësimi ynë është se nuk mund të përjashtojmë mundësinë e viktimave nga heqja e këtyre barrikadave. Prandaj, ne dëshirojmë që të tregohemi sa më shumë të kujdesshëm për t’u siguruar që të mos ketë destabilizim, por paqe dhe siguri. Megjithatë, ne nuk mund të lejojmë këtë shkelje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë përgjithmonë. Kjo duhet të përfundojë, sa më parë aq më mirë”.

Kurti nënvizoi se është i shqetësuar për tensionet dhe mundësitë e përshkallëzimit të tyre, gjë e cila shkon në avantazh të Vladimir Putinit, pasi ky i fundit po kërkon të heqë vëmendjen nga lufta e dështuar në Ukrainë. Kryeministri i Kosovës shton se Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës pajtohen që barrikadat duhet të hiqen, por i druhen faktit se ky zhvillim mund të keqpërdoret nga Beogradi.

“Mendoj se shqetësimi madhor i tyre është pikërisht ky: tani që Rusia është dëmtuar rëndë në Ukrainë pas nisjes së pushtimit dhe agresionit, kanë interes që të zhvendosin vëmendjen. Ata kanë interes që të transferojnë përpjekjet e tyre luftënxitëse në Ballkan, ku kanë një klient që është Beogradi”, shpjegoi Kurti.

“The Guardian” përmbledh gjithçka që ka ndodhur në ditët e fundit, duke nënvizuar se thelbi i tensioneve mbetet tek refuzimi i Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco