Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis më 22 dhjetor viziton Shqipërinë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis më 22 dhjetor viziton Shqipërinë

12:02, 20/12/2022
A+ Aa A-

Me 22 dhjetor pritet të vijë të Shqipëri kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se kreu i qeverisë greke do të vizitojë zonën e Himarës, Dropullit dhe Finiqit.

Mitsotakis pritet të mbërrijë në Himarë mëngjesin e ditës së enjtes, ndërsa pritet të zhvillojë takime dhe me qytetarë të zonës.

Në një pjesë të takimeve do të shoqërohet edhe nga kryeministri Edi Rama.

Vizita e Mitsotakis ishte parashikuar më 6 dhjetor, në kuadër të samitit BE-BP.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco