Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro. Ja ngjarjet kriminale që u zbardhën

GREQI/ Plagoset me thikë 43-vjeçari, sherr në Greqi mes dy fqinjëve shqiptarë për një magazinë

GREQI/ Plagoset me thikë 43-vjeçari, sherr në Greqi mes dy fqinjëve shqiptarë për një magazinë

21:13, 11/11/2022
A+ Aa A-

Një konflikt mes dy fqinjëve shqiptarë në Greqi për një magazinë ka përfunduar në plagosjen me thikë të një 43-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kala Nera rreth orës 20:00. Gjatë konfliktit mes tyre, 43-vjeçari, identitetit i të cilit nuk bëhet i ditur është goditur me thikë në bark nga fqinji i tij.

Sherri mes dy shqiptarëve ka nisur ditën e djeshme, jashtë lagjes ku jetonin dhe sipas informacioneve, shkak i mosmarrëveshjes mendohet të jetë bërë një magazinë, të cilën i plagosuri dhe autori e kanë bashkërisht.

Bashkëshortja e viktimës, në gjendje paniku e ka dërguar vetë të plagosurin në spitalin e Volos, me makinën e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco